Rama mbërrin në Rinas, pritet t’u drejtohet me mesazh shqiptarëve

Rama mbërrin në Rinas, pritet t’u drejtohet me mesazh shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Tiranë pas vizitës në New York, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve nga salla e shtypit në Aeroportin “Nënë Tereza”, përmes një mesazhi që ishte paralajmëruar një ditë më parë. Përmbajtja e deklaratës së Ramës nuk është bërë ende e ditur, ndërsa pritet që ai të flasë për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend. Në fokus mund të jetë edhe çështja e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe mënyra e ndjekur nga prokurorët e SPAK për marrjen e saj si të pandehur, në një kohë kur ajo ndodhej jashtë vendit dhe Rama ishte në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Deklarata e kryeministrit pritet...