RAMA, KY ARTIST I MADH I KTHESAVE 180 GRADE, BEN PIRUETA ME PUTININ E ZELENSKYN

RAMA, KY ARTIST I MADH I KTHESAVE 180 GRADE, BEN PIRUETA ME PUTININ E ZELENSKYN

Rama vetidentifikohet si artist, ama talent të vërtetë ka alkiminë e oportunizmit. Më kujtohet bash mirë kur në qershor 2022, në Kiev miratoi një qëndrim të përbashkët që e konsideronte shtimin e armatimeve për Ukrainën dhe forcimin e sanksioneve kundër Rusisë pjesë të përgjigjes efektive ndaj agresionit. Madje me vrull entuziazmi burimor nga çasti historik, pranë Zelenskit dhe në krah të një kryeministri tjetër shqiptar asokohe të Malit të Zi, me mikrofonat e servilët e mahnitur pranë, do t’i bënte thirrje Europës për sanksione shumë më të ashpra ndaj Rusisë agresore. Mandej në shkurt 2024, përballë Zelenskyt, në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë kritikonte ashpër vonesat e Perëndimit në ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës dhe e quante agresionin rus kërcënim ekzistencial për Europën. Sot,...