Rama kthehet sot nga SHBA, pritet të mbajë konferencë në Rinas

Rama kthehet sot nga SHBA, pritet të mbajë konferencë në Rinas

Kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të posaçëm pas kthimit nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara. Përmes një njoftimi për mediat mbrëmjen e kaluar, u bë e ditur se Rama do të flasë nga salla e shtypit në Aeroportin “Nënë Tereza”, menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri. Megjithatë, ende nuk është përcaktuar ora e saktë e mbërritjes së kryeministrit, pasi nisja e tij nga aeroporti JFK në New York mbetet e pakonfirmuar për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Sipas njoftimit, orari i adresimit të Ramës pritet të bëhet publik gjatë paradites së sotme. Mesazhi i kryeministrit vjen pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, në një kohë kur në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë, ndërsa protestuesit kanë kërkuar...