Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Tiranë, pas vizitës në New York, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Por, një përkim i papritur është regjistruar mesditën e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku krerët e dy poleve kryesore politike në vend janë kryqëzuar gjatë lëvizjeve të tyre zyrtare. Në të njëjtën kohë kur kryeministri Edi Rama ka zbritur nga avioni që e solli nga Nju Jorku pas pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në terminalin e linjave ajrore. Lideri i opozitës është parë duke hyrë në ambientet e aeroportit për t’u nisur drejt Strasburgut, ku pritet të ndjekë nga afër punimet e radhës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit...
Burimi:
javanews.al