“Rama kopjoi fije për pe skenarin e Vuçiçit”, Këlliçi: Protesta e PD në mbështetje të studentëve
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kopjuar modelin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç në përballjen me studentët protestues, duke e tejkaluar atë me shpërblimin prej 2,500 eurosh për punonjësit e policisë. Këlliçi deklaroi se protesta e thirrur nga Partia Demokratike për nesër do të jetë në mbështetje të studentëve dhe do të synojë t’u ofrojë atyre mbrojtje përballë forcave të policisë. Sipas tij, PD do të vendosë një rezervuar të madh njerëzish në shërbim të mbrojtjes së studentëve, përballë asaj që e konsideroi si “forcë kafshërore” të policisë. “Është në shërbim të asaj proteste, për të vënë një rezervuar të madh njerëzish në shërbim të mbrojtjes së studentëve, që ata studentë të jenë më të mbrojtur, qoftë me figura...
Burimi:
ntv.al