Rama: Këta janë “studentët” në protestë, ja veprat penale që ata kanë kryer

Rama: Këta janë “studentët” në protestë, ja veprat penale që ata kanë kryer

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sërish këtë të premte, se ata që kanë dalë në sheshin para Kryeministrisë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij nuk janë studentë. Sipas tij, janë identifikuar disa nga pjesëmarrësit, të cilët janë edhe të dënuar për vepra të ndryshme penale. Po e filloj me studentin e parë: studenti i parë është ‘’studenti’’ G.I: 57 vjeç, i cili është dënuar më parë për veprat e dhunës në familje dhe mosbindjes ndaj urdhrit të policisë, dënuar më parë. Precedent kriminal ka ‘’studenti’’ B.P: 41 vjeç, prishje të rendit dhe qetësisë publike, dhunë në familje ndaj vëllait të tij dhe ndaj motrës, tentativë për të kryer marrëdhënie seksuale me të motrën. Vazhdojmë me studentin, gjithmonë në thonjëza, A.B, 40 vjeç, precedentë kriminal për pjesëmarrje...