Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, për Veliajn shpreh tjetër qëndrim

Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, për Veliajn shpreh tjetër qëndrim

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare që po zhvillohet në Gjirin e Lalzit. Mësohet se Rama ka kërkuar që përjashtimi i Spiropalit të hidhet në votim. Gjatë diskutimeve, ajo ka replikuar gjithë kohës me kryeministrin. Kryesocialisti ka kërkuar gjithashtu përjashtimin e Plarent Ndrecës, i cili është avokat i Erion Veliajt. Ndreca nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjen ku është propozuar përjashtimi i tij. Ndërkohë, Rama ka mbajtur një qëndrim tjetër ndaj Veliajt, i cili ndodhet në paraburgim dhe më herët i kishte kërkuar Asamblesë të niste procedurën statutore të mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së. “Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”, mësohet të ketë deklaruar Rama...