Rama kërkon “kokat” e Spiropalit dhe Ndrecës në PS, kërkon përjashtimin e tyre

Rama kërkon “kokat” e Spiropalit dhe Ndrecës në PS, kërkon përjashtimin e tyre

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në përfundim të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të hidhet në votim përjashtimi nga partia i Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Sipas raportimeve mediatike, kërkesa është paraqitur gjatë mbledhjes së Asamblesë që po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit. Gjatë diskutimeve, Rama mësohet të jetë shprehur edhe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë: “Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”. Në një zhvillim që tërheq vëmendje, kërkesa për përjashtimin e Plarent Ndrecës vjen në një kohë kur ai është avokati i Edi Ramës. Mbetet për t’u parë nëse Asambleja do ta mbështesë kërkesën e kryesocialistit dhe cili do të jetë vendimi për dy emrat.