Rama: Kam fajet e mia, por jam këtu për të bërë histori e jo pasuri

Rama: Kam fajet e mia, por jam këtu për të bërë histori e jo pasuri

Kryeministri Edi Rama iu drejtua shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”, pas kthimit nga Nju Jorku, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në qendër të fjalës së tij ishin zhvillimet e fundit në drejtësi, hetimi ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hysenit, si dhe debati për korrupsionin dhe Reformën në Drejtësi. Kreu i qeverisë tha se nuk do të komentojë përmbajtjen e dosjes apo provat e çështjes, duke theksuar se çdo akuzë duhet të provohet ose rrëzohet përmes një procesi të pavarur gjyqësor. Sipas Ramës, hetimi dhe gjykimi i ish-drejtueses së SHISH janë çështje ekskluzive të drejtësisë. Megjithatë, Kryeministri ngriti shqetësimin për publikimin e të dhënave nga dosja hetimore, duke argumentuar se ekspozimi i informacioneve që lidhen me një institucion të sigurisë...