Rama: Jo arrest me burg për dënime nën 5 vite. Masë për gjyqtarët që kopjojnë argumentet e prokurorit

Rama: Jo arrest me burg për dënime nën 5 vite. Masë për gjyqtarët që kopjojnë argumentet e prokurorit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa nga ndryshimet e parashikuara në paketën e re të Kodit të Procedurës Penale, duke u ndalur te përdorimi i masave të sigurimit dhe veçanërisht te paraburgimi. Rama tha se sistemi aktual e ka vendosur arrestin me burg si pikënisje, ndërsa paketa e re synon të ndryshojë këtë logjikë. “Një kod që fillon me arrestin me burg dhe zbret më pas te masat më të lehta e mëson sistemin me këtë renditje dhe e shtyn të mendojë burgun si mjetin e parë. Pikërisht kësaj logjike i kundërvihet paketa e re. Gjykata duhet të nisë nga liria, të shqyrtojë masat më të buta dhe të arrijë te burgimi vetëm kur çdo masë tjetër rezulton e pamjaftueshme”, tha Rama. Sipas tij, gjykata...