Rama: Jemi vendi me barrën më të rëndë të paraburgimeve, s’mund të vazhdojmë me shifra të tilla
Në kuadër të reformës në drejtësi janë prezantuar projektndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, të cilat synojnë forcimin e garancive për qytetarët dhe rritjen e efektivitetit të sistemit të drejtësisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Gjatë prezantimit të paketës së re, kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma në drejtësi ka sjellë rezultate të rëndësishme, por njëkohësisht ka nxjerrë në pah edhe dobësi që, sipas tij, duhet të adresohen. Rama u ndal veçanërisht te çështja e paraburgimit, duke theksuar se Shqipëria ka një përqindje të lartë të personave që ndodhen në burg në pritje të gjykimit. “Ligjëruam çlirimin e drejtësisë nga pushteti politik pas një varësie kronike që nga viti 1912. Sot kemi mësuar shumë. Kemi parë forcën e re të reformës dhe dobësitë që...
Burimi:
javanews.al