Rama i rikthehet vrasjes së Martin Canit: Kamera në shkolla, zotimi po bëhet realitet
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të hënë se 20 shkolla në Tiranë janë pajisur me kamera inteligjente, duke e lidhur këtë hap me zotimin e dhënë pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama rikujtoi ngjarjen e rëndë që tronditi vendin dhe tha se në atë kohë kamerat ekzistuese nuk kishin ndihmuar sa duhet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes. “Kur një tragjedi e tmerrshme në një shkollë të Tiranës mbajti frymën e mbarë Shqipërisë, kamerat nuk na ndihmuan dot mjaftueshëm për të kuptuar deri në fund dinamikën e asaj ngjarjeje”, shkroi Rama. Sipas kryeministrit, pas asaj ngjarjeje ai kishte marrë përsipër që në Shqipëri të sillte teknologji të avancuar për rritjen e...
Burimi:
ntv.al