Rama i përgjigjet Partisë Demokratike Europiane: A nuk ju vjen turp të mbështesni një sjellje kaq të neveritshme?

Rama i përgjigjet Partisë Demokratike Europiane: A nuk ju vjen turp të mbështesni një sjellje kaq të neveritshme?

“Rama, cili është problemi juaj me disidentët”, kësaj pyetje të postuar në rrjet nga Partia Demokratike Europiane një ditë pas protestës jashtë Parlamentit në Tiranë, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke publikuar videon ku shihet duke u sulmua verbalisht nga disa protestues teksa tentonte të futej në sallën e Kuvendit. Rama i drejtohet gjithashtu kritikëve të huaj, duke i pyetur nëse kanë diçka për të thënë për këto episode dhe duke i akuzuar se shqetësimi i tyre për demokracinë përfundon përballë “fakteve të pakëndshme”. Në fund, kryeministri kërkon që Shqipëria të mos përfshihet në debate që, sipas tij, burojnë nga politika “mendjengushtë”, duke argumentuar se vendi është “vërtet i lirë dhe shumë më demokratik” se sa paraqitet nga kritikët e tij. “Pra, për llojin...