Rama i kthen reston Tavos, i emëron gruan në krye të FSDKSH-së pas firmave për resortet në Himarë

Rama i kthen reston Tavos, i emëron gruan në krye të FSDKSH-së pas firmave për resortet në Himarë

Vetëm katër muaj pas emërimit të Ilir Topit, në krye të FSDKSH-së vendoset Suela Popa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo. Emërimi vjen ndërsa Tavo është vënë në qendër të akuzave për firmat që lidhen me dhënien e tokave dhe projektet e resorteve në Himarë, duke ngritur pikëpyetje mbi një shkëmbim të mundshëm favoresh politike. Edi Rama i ka kthyer reston Vangjel Tavos, i cili nuk i ka kursyer firmat për betonizimin e Himarës. Kandidimin e minoritarit dropullit Vangjel Tavo për kryetar Bashkie të Himarës, Edi Rama e përdori për tre qëllime personale: diversion ndaj Ilir Metës, kundërvënie ndaj figurës së Fredi Belerit dhe qetësim të raporteve me kryeministrin grek Mitsotakis. Gjatë fushatës, me disa takime populiste në Himarë, Edi Rama e pompoi Vangjel...