Rama i jep leje ndërtimi deputetit të tij për kullë 23 kate në zemër të Pogradecit
Bledi Çomo është një rilindës i devotshëm me një karrierë të gjatë si shërbëtor i pushtetit socialist. Karriera politike e tij nisi si freshist në vitin 2004. Më vonë ai punoi si sekretar i deputetit Fatmir Xhafa, ndërsa pas 2013-ës u zgjodh sekretar i Këshillit të Qarkut Korçë dhe më pas nënkryetar i Bashkisë Pogradec. Por gjithë këto vite shërbim u shpërblyen vitin e kaluar, kur Edi Rama e mori dhe e emëroi deputet të qarkut Korçë, duke përfaqësuar qytetin e Pogradecit. Në Shqipërinë e Edi Ramës, pushteti dhe paraja ecin bashkë. Një vit pasi mori mandatin si deputet i Pogradecit, Bledi Çomo ka vendosur t’i shpërblejë zgjedhësit e tij duke u ngulur një përbindësh betoni 23 kate mu në zemër të qytetit. Në fund...
Burimi:
sot.com.al