Rama i del në mbrojtje Hysenit, sulmon median dhe i kërkon drejtësisë “kujdes” për ish-kreun e SHISH
Rama i del në mbrojtje Hysenit, sulmon median dhe i kërkon drejtësisë “kujdes” për ish-kreun e SHISH Edi Rama thotë se arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, është “çështje individuale” mes saj dhe drejtësisë. Por nga Rinasi, kryeministri gjeti kohë të fliste gjatë për të njëjtën çështje, ta cilësonte masën e sigurisë “ekstreme”, të ngrinte shqetësimin për dëmin ndaj SHISH-it dhe, në mënyrë jo fort të tërthortë, t’u kujtonte prokurorëve dhe gjyqtarëve se edhe ata duhet të jenë nën “mbikëqyrje shtetërore”. Një “çështje individuale” që, sipas Ramës, tashmë duket se ka nevojë për një trajtim kolektiv. Hyseni ndodhet në “arrest në shtëpi” dhe është nën hetim nga SPAK për veprat penale të “përkrahjes së autorit të krimit” dhe “zbulimit të akteve ose të dhënave...
Burimi:
sot.com.al