RAMA FUTET NË MES TË LUFTËS: Kemi vendosur ta shpronësojmë zonën e atij konflikti banal
Deklarata e Edi Ramës pas përplasjes së rëndë në Vlorë mund të jetë shumë më tepër sesa një njoftim për shpronësimin e një sipërfaqeje toke. Kryeministri bëri të ditur se qeveria do të shpronësojë për interes publik pronën ku është zhvilluar konflikti dhe do ta kthejë atë në një aset publik. Por në deklaratën e Ramës ka dy fjali që meritojnë të lexohen me shumë kujdes: “analizuam hartën pronësore” dhe nevoja për të vendosur një “vijë të kuqe” ndaj sjelljeve të tilla. Dhe këtu historia ndryshon. Sepse mesazhi që del nga Kryeministria duket se nuk është thjesht: “Do të bëjmë një park”. Mesazhi politik duket shumë më i fortë: Kur një konflikt pronësie del nga gjykatat dhe përfundon te njerëzit e armatosur, shteti hyn vetë...
Burimi:
ntv.al