Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën e dialogut për studentët dhe pedagogët edhe këtë të premte. Sofra e gurtë dhe mbi të letrat, me mbishkrimin “dialog”, qëndrojnë para godinës së Kryeministrisë. “Mirëmëngjes”, shkruan Rama. Rama ka deklaruar vazhdimisht se mbetet i gatshëm të ulet në tryezën e dialogut me këdo që beson te komunikimi dhe zgjidhja përmes bisedimeve, në çdo kohë dhe në çdo vend.
Burimi:
javanews.al