Rama ftesë për dialog protestuesve edhe nga Brukseli: Nuk tërhiqet nga mandati qeverisës

Rama ftesë për dialog protestuesve edhe nga Brukseli: Nuk tërhiqet nga mandati qeverisës

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur nga Brukseli thirrjen për dialog drejtuar protestuesve që prej më shumë se dy javësh zhvillojnë protesta studentore në Tiranë, por që deri më tani kanë refuzuar të ulen në tryezë me kreun e qeverisë. Gjatë komunikimit të tij, Rama u shpreh se mbetet i gatshëm të dëgjojë kërkesat e qytetarëve dhe të përballet me kundërshtitë, por theksoi se largimi i tij nga detyra nuk mund të kërkohet nga një grup protestuesish, pasi mandati i tij buron nga vota e qytetarëve shqiptarë. “Unë jam një njeri që gjithmonë kërkoj të debatoj, të përballem me njerëzit, të sfidoj e të sfidohem. Por nuk është e lehtë kur thua: Po proteston, për çfarë? Do të dëgjohesh? Eja. Dua t’ju dëgjoj, dua të flas...