Rama fshihet pas Europës, shpall protestën kundër qeverisë si sulm ndaj zhvillimit të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste për ta vendosur përplasjen politike në vend përballë procesit të integrimit europian. Në fjalën e tij, kryeministri e cilësoi protestën si një ofensivë dhune, që sipas tij, në dukje drejtohet kundër qeverisë, por në të vërtetë synon të pengojë mënyrën se si mazhoranca kërkon ta çojë Shqipërinë përpara. Rama e ndërtoi këtë argument politik mbi raportin më të fundit të Komisionit Europian për zgjerimin dhe kërkesën për nisjen e përgatitjeve të traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por këtu lind edhe një çështje që kryeministri nuk e sqaroi. Çfarë lidhjeje konkrete ka protesta kundër qeverisë me përgatitjen e traktatit të anëtarësimit dhe përse kundërshtimi politik duhet të interpretohet si kundërshtim ndaj rrugëtimit europian...
Burimi:
gijotina.com