Rama: Elbasan–Rrogozhinë, kantieri i rrugës hyn në fazën përfundimtare, 87% e punimeve të realizuara

Rama: Elbasan–Rrogozhinë, kantieri i rrugës hyn në fazën përfundimtare, 87% e punimeve të realizuara

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një publikimi në rrjetet sociale se punimet për ndërtimin e rrugës Elbasan–Rrogozhinë po vijojnë me ritme të larta, ndërsa projekti ka hyrë në një fazë të rëndësishme të realizimit. Sipas Ramës, aktualisht po punohet intensivisht për shtrimin e shtresave asfaltike në rreth 15 kilometra të segmentit, ndërkohë që realizimi fizik i përgjithshëm i veprës ka arritur në 87 për qind. “Vijon me ritme të larta puna në 6 fazat e para të rrugës Elbasan–Rrogozhinë”, shkruan kryeministri, duke e shoqëruar informacionin me një fotogaleri nga kantieret ku po zhvillohen punimet. Një nga pikat ku puna është përqendruar është segmenti Elbasan–Papërr, ku, sipas Ramës, në Fazën 3 po punohet për realizimin e shtresave asfaltike në veprat e mëdha të...