“Rama e zgjodhi Demon sepse është i aftë të kryejë çdo krim”/ Berisha: PS, më kriminale se të burgosurit e Peqinit

“Rama e zgjodhi Demon sepse është i aftë të kryejë çdo krim”/ Berisha: PS, më kriminale se të burgosurit e Peqinit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër Ervin Demon, pas caktimit të tij si drejtues politik i Partisë Socialiste në Tiranë. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka zgjedhur Demon për shkak se, sipas tij, është i aftë të kryejë çdo krim gjatë fushatës elektorale. Ai e cilësoi këtë vendim si një nxitje të konfliktualitetit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen kundër qeverisë. Berisha lëshoi akuza të forta edhe ndaj anëtarëve të Asamblesë së PS-së, si dhe ndaj Taulant Ballës dhe Sara Miles. Deklarata e Sali Berishës: Së pari, ka vënë Ervin Demon sepse konstatoi që ky kriminel gjatë fushatës është i aftë të kryejë çdo krim.Dhe sigurisht vendosja e tij është një sfidë për konfliktualitet të madh.Është një...