Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

 Nga Lorenc Vangjeli Memet e para që shpërthyen në Tiranë mbas humbjes në zgjedhje të Aleksandër Vuçiçit në Beograd, e paraqisnin shumë të dëshpëruar Edi Ramën. Instikti i krijuesve të tyre kishte kapur anën e dukshme të marrëdhënies së dy njerëzve të fortë të Ballkanit, por ndoshta jo thelbin e saj. Rama e Vuçiç nuk e kanë dashur kurrë njëri-tjetrin. Përkundrazi, janë urryer në heshtje. Dy personalitete të ngjashme si ata, siç i ngjan pema pemës nga pylli në pyll, nuk kanë asnjë shans që të duhen. Bashkë i ka bërë interesi. Në 12 vitet e fundit të marrëdhënies së tyre, bashkë ata kanë qenë shumë më shumë sesa do të ishin veç e veç. Kanë qenë dy kuaj që kanë tërhequr karron e pushtetit...