Rama e shkarkoi nga detyra, Besfort Lamallari “dy fjalë” për kryeministrin

Rama e shkarkoi nga detyra, Besfort Lamallari “dy fjalë” për kryeministrin

Pas largimit nga detyra e ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen për detyrat që i janë besuar ndër vite nga kryeministri Edi Rama. Lamallari, i cili pritet të zëvendësohet në krye të Ministrisë së Brendshme nga Ervin Demo, ka kujtuar rrugëtimin e tij në administratën publike dhe veçanërisht periudhën në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucion ku thotë se është formuar profesionalisht dhe politikisht. Në mesazhin e tij, Lamallari falënderon kryeministrin Rama për besimin dhe shprehet se do të vijojë angazhimin si pjesë e ekipit qeverisës, tashmë në një tjetër rol. Ai gjithashtu i uron pasardhësit të tij, Ervin Demos, suksese në drejtimin e Ministrisë së Brendshme. “Nuk ka nder më të...