Rama e editon foton familjare të Samitit, veten e vendosë në qendër, Kurtin e largon nga fotografia
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në Facebook një fotografi familjare nga Samiti i Procesit të Berlinit, i mbajtur më 21 dhe 22 tetor në Budvë të Malit të Zi, ndërsa në versionin e shpërndarë prej tij nuk shfaqen të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në fotografinë e publikuar nga Rama shihen një pjesë e liderëve dhe përfaqësuesve të pranishëm në samit. Krahas saj, Rama ka shkruar: “Foto familje e Samitit të Procesit të Berlinit. Budva, Mal i Zi. 21-22 tetor 2026”. Ndërkohë, Kurti ka publikuar një fotografi tjetër të takimit, në të cilën shfaqen edhe pjesëmarrësit që nuk përfshihen në imazhin e shpërndarë nga kryeministri shqiptar. Në fotografinë e plotë, në qendër shfaqet kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq,...
Burimi:
kultplus.com