Rama drejt SHBA/ Pritet takimi i dytë me Trump brenda vitit

Rama drejt SHBA/ Pritet takimi i dytë me Trump brenda vitit

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë së shpejti drejt Shteteve të Bashkuara, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku sipas raportimeve pritet të ketë një takim me presidentin amerikan Donald Trump. Sipas informacioneve të bëra publike, Rama pritet të marrë pjesë në aktivitetet që zhvillohen gjatë qëndrimit të liderëve botërorë në SHBA, përfshirë edhe pritjen nga presidenti amerikan dhe fotografinë zyrtare. Po ashtu, raportohet se kryeministri shqiptar do të jetë pjesë e darkës së organizuar në ditën e fundit të aktiviteteve. Ky do të ishte udhëtimi i dytë i Ramës në SHBA brenda vitit, pas pjesëmarrjes në mbledhjen e Bordit të Paqes në muajin shkurt. Nëse takimi konfirmohet, ai do të zhvillonte për herë të dytë brenda vitit një takim me...