“Rama dhe Berisha në aleancë të heshtur”/ Salianji: Studentët kërcënohen, policia shpërblehet

“Rama dhe Berisha në aleancë të heshtur”/ Salianji: Studentët kërcënohen, policia shpërblehet

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur për median Middle East Eye në lidhje me protestat kundër qeverisë që kanë përfshirë vendin prej rreth 5 muajsh tashmë. Salianji u shpreh se këto protesta nuk drejtohen vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër liderit të PD, Sali Berisha. Ai u shpreh se mes tyre ka një aleancë të heshtur dhe të dy kontrollojnë se kush mund të kandidojë në partitë e tyre dhe jo zgjedhësit. “Këto protesta nuk drejtohen vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër liderit të Partisë Demokratike të opozitës, Sali Berishës, i cili ka hyrë në një aleancë të heshtur me Ramën. Të dy kontrollojnë tani se kush mund të kandidojë në zgjedhjet e partive të tyre përkatëse, dhe jo votuesit, ndërkohë që një grusht njerëzish pasurohen...