‘Rama bën të fortin këtu e përulet jashtë’/ Qytetari: SPAK ta arrestojë bashkë me Ballukun brenda shtatorit!

‘Rama bën të fortin këtu e përulet jashtë’/ Qytetari: SPAK ta arrestojë bashkë me Ballukun brenda shtatorit!

Në vijim të fjalimeve përballë godinës së ekzekutivit, një nga protestuesit ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, si dhe i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë SPAK-ut dhe organit të drejtësisë për nisjen e menjëhershme të arrestimeve në radhët e kabinetit qeveritar. Protestuesi e akuzoi kreun e qeverisë se tregon forcë vetëm përballë qytetarëve të tij, ndërsa jashtë kufijve shfaqet i dobët. “Edi Rama bën të fortin me popullin shqiptar. Nuk i vjen turp që e tërheq popullin zvarrë! Si mund të jesh i fortë brenda Shqipërisë kur shkon jashtë shtetit dhe përulesh në gjunjë si mi arash? Nuk je i fortë, je i dobët, je një kriminel!” – u shpreh ai nga tribuna e protestës. Më tej, ai i kërkoi sistemit...