“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishte e ftuara e episodit të dytë të Hard Talk, podkastit të Albatros Rexhajt në Radar. Biseda nisi nga veshja e saj modeste dhe mbërriti shpejt te ministria e djegur, te bankat e sulmuara dhe te akuza që e ndjek këtë qeveri prej vitesh: narkoshteti. Ibrahimaj thotë se sulmi mbi bankat synonte të shkaktonte panik dhe tërheqje masive të depozitave, dhe se pas tij nuk qëndronin studentët. Për kullat e Tiranës thotë se nuk ka asnjë fakt që tregon se ngrihen me para të pista. Kujton se Shqipëria ka dalë nga lista gri dhe se një vlerësim i ri i Moneyval-it pritet brenda vitit. Pranon se mbi tetëdhjetë për qind e prenotimeve në hotelet e Tiranës u anuluan...