Rama: 3 grupe studentësh u kthyen pas me dhunë, donin të më takonin. Ambasadorja e BE-së: Kërkohet llogaridhënie
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur këtë të enjte se do të hapë një dritare dialogu online për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të bashkëbisedojnë me të për çështje që i konsiderojnë të rëndësishme. Gjatë një konference me ambasadoren e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, Rama pretendoi se tre grupe studentësh janë penguar dhe kërcënuar, online dhe fizikisht, në përpjekjet për t’u takuar me të. Sipas kryeministrit, studentët janë bullizuar pasi emrat e tyre janë bërë publikë. “Tri grupe studentësh janë kthyer pas me dhunë online dhe offline […] thjesht për të biseduar. Tri grupe studentësh me emra dhe mbiemra. Të dekonspiruar dhe pastaj të bullizuar në ekstrem”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë paralajmëroi masa ligjore, penale dhe administrative ndaj personave që përdorin kërcënime...
Burimi:
kohajone.com