Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, teknologjia në shërbim të sigurisë së fëmijëve
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur zbatimi i projektit për pajisjen e shkollave me kamera inteligjente, me synim rritjen e sigurisë së nxënësve dhe reagimin më të shpejtë ndaj situatave problematike. Gjatë prezantimit të projektit, Rama tha se në Tiranë janë pajisur tashmë 20 shkolla me sistemin e ri të kamerave, ndërsa theksoi se ky është vetëm fillimi i një procesi që do të shtrihet gradualisht në të gjitha shkollat. Kryeministri e lidhi këtë nismë me një tragjedi të ndodhur më herët në një shkollë të Tiranës, ku humbi jetën Martin Cani, ku sipas Ramës, sistemet ekzistuese të kamerave nuk kishin mundur të ndihmonin sa duhej në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. “Kur një tragjedi e tmerrshme në një shkollë të Tiranës mbajti...
Burimi:
javanews.al