RAKETA, AVIONE DHE PATRIOT TE NAFTA E GAZI/ SHBA BLINDON GJIRIN NGA NJË SULM I MUNDSHËM
Shtetet e Bashkuara po forcojnë me shpejtësi mbrojtjen ajrore të disa prej objekteve më strategjike të energjisë në Gjirin Persik. Dy bateri të tjera të sistemit amerikan Patriot janë dislokuar gjatë javëve të fundit në Arabinë Saudite dhe Katar. Sipas zyrtarëve amerikanë dhe një burimi rajonal të cituar nga Axios, njëra bateri është vendosur për mbrojtjen e një objekti të rëndësishëm të naftës në Arabinë Saudite, ndërsa tjetra mbron një objekt të gazit natyror në Katar. Lëvizja vjen në një moment kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të larta dhe Uashingtoni po forcon praninë e tij ushtarake në Lindjen e Mesme. Por pyetja është: pse pikërisht infrastruktura energjetike? Nafta saudite dhe gazi i Katarit janë dy prej arterieve kryesore të furnizimit botëror...
Burimi:
ntv.al