RADOIÇIÇ ZHDUKET NGA PUBLIKU, SHFAQET NË KADASTËR/ 5 PARCELA PRANË KOSOVËS

RADOIÇIÇ ZHDUKET NGA PUBLIKU, SHFAQET NË KADASTËR/ 5 PARCELA PRANË KOSOVËS

Milan Radoiçiç nuk është parë publikisht prej sulmit të armatosur në Banjskë, por emri i tij është shfaqur sërish aty ku ndoshta pritej më pak: në regjistrat e pronësisë në Serbi. Sipas të dhënave të publikuara nga media serbe Nova.rs, ish-nënkryetari i Listës Serbe është bërë së fundmi pronar i pesë parcelave në Novi Pazar, me një sipërfaqe totale prej 37 319 metrash katrorë, afro 4 hektarë tokë. Pronat ndodhen në zonën kadastrale Kashal, në një rajon jo larg kufirit me Kosovën. Por një detaj e bën çështjen edhe më të fortë. Në njërën prej parcelave, Radoiçiç rezulton bashkëpronar me Sinisha Nedeljkoviç, biznesmen nga Zveçani që ndodhet në listën amerikane të sanksioneve për lidhjet e tij me rrjetin e Zvonko Veselinoviçit. Edhe vetë Radoiçiç është...