Ra pa ndjenja në fushë, Lorenc Trashi qetëson tifozët: Nuk kam gjë nga zemra…

Ra pa ndjenja në fushë, Lorenc Trashi qetëson tifozët: Nuk kam gjë nga zemra…

Pas momentit të frikshëm gjatë ndeshjes Besëlidhja–Korabi, ku Lorenc Trashi u rrëzua pa ndjenja në fushë në minutën e 44-t, futbollisti ka dhënë detaje mbi gjendjen e tij. Në një komunikim me gazetarin e Top Channel, Endi Tufa, Trashi tha se kolapsi nuk lidhej me ndonjë problem kardiak, por me gjendjen e rënduar fizike dhe temperaturën e lartë që kishte para dhe gjatë ndeshjes. “Thjesht më ra një gjendje si të fikët, isha i pafuqishëm, me temperaturë dhe s’po ndihesha mirë. Kam qenë me temperaturë para ndeshjes dhe nuk bëra kontroll. Në fushë isha me 39.5”, u shpreh futbollisti. Trashi tha se do t’i nënshtrohet disa kontrolleve të specializuara, ndërsa theksoi se ekzaminimet e mëparshme nuk kishin evidentuar probleme me zemrën. “Të hënën kam lënë...