Ra në korent teksa punonte në një varkë në Durrës, dërgohet me urgjencë në spital

Ra në korent teksa punonte në një varkë në Durrës, dërgohet me urgjencë në spital

Një punëtor i huaj ka rënë në korent ndërsa ndodhej në një varkë, në shëtitoren bregdetare të Durrësit. Për momentin nuk dihen rrethanat e plota se si punëtori ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.Pas incidentit ai është transportuar me autoambulancë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Pranë vendit të ngjarjes pritet të kryhen edhe verifikimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.