Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ”Besa” në Korçë
Kanë nisur këtë të premte në Qarkun e Korçës takimet me qytetarët në kuadër të platformës “Besa”, një nismë përmes së cilës deputetët socialistë synojnë të marrin nga afër shqetësimet dhe problematikat e banorëve. Në Pogradec, qytetarët janë pritur nga deputeti Bledi Çomo, ku ndër problematikat kryesore të ngritura kanë qenë pensionet, infrastruktura rrugore dhe çështjet e pronësisë. Disa prej banorëve kanë deklaruar se këto shqetësime i kanë adresuar prej vitesh, por ende nuk kanë marrë një zgjidhje, duke shpresuar se përmes këtyre takimeve do të kenë një mundësi tjetër për t’i çuar përpara. Takimet janë zhvilluar njëkohësisht në disa zona të Qarkut të Korçës. Në Drenovë qytetarët janë pritur nga deputetja Besa Spaho, në Rajonin 2 të Korçës nga deputetja Romina Kuko, në Miras...
Burimi:
kohajone.com