Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Protesta antiqeveritare vijon edhe në ditën e 103-të në Tiranë, ndërsa qytetarët kanë nisur marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit. Pas grumbullimit, protestuesit janë zhvendosur në pika të ndryshme të Tiranës, duke vijuar me thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. “Ju erdhi fundi!”, “Arrestoni Ballukun!”, “Arrestoni Ramën!”, “Bashkohuni studentë, Kombi na thërret”, janë disa prej thirrjeve të protestuesve gjatë marshimit. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe vijimin e protestës deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Burimi:
gijotina.com