Qumësht lope në etiketë, por me pluhur në përbërje? Paralajmërimi nga Salla: Nga 1 janari 2027 kontrolle në çdo etikete

Qumësht lope në etiketë, por me pluhur në përbërje? Paralajmërimi nga Salla: Nga 1 janari 2027 kontrolle në çdo etikete

Në Tiranë do të ngrihet Laboratori i Qumështit, i cili do të japë rezultate më të sakta mbi cilësinë dhe standardet e qumështit në vend. Teksa i përgjigjet shqetësimeve të ngritura nga opozita për përdorimin e qumështit pluhur edhe në baxho, ministri i Bujqësisë, Andis Salla tha se nga 1 janari nis kontrolli i etiketave për çdo produkt që tregtohet. “Ne po investojmë për laboratorin e qumështit që do të jetë në Tiranë, ndërkohë me miratimin e ligjit për kontrollet zyrtare, do të kemi edhe kontrollet për etiketimin e të gjitha produkteve, që do të kemi në treg për konsumatorët. Nga 1 janari çdo produkt në treg do të kontrollohet për etiketimin. Nëse qumështi në etikete lexon qumësht dele, dhie, apo lope, dhe në përmbajte...