Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë
Disa aeroporte evropiane janë përfshirë nga alarmet për kërcënime të dyshuara me bombë këtë të enjte, duke vënë në lëvizje autoritetet e sigurisë dhe duke shkaktuar devijimin e disa fluturimeve. Në disa raste, avionët civilë janë shoqëruar nga avionë ushtarakë deri në uljen e tyre. Një nga incidentet u shënua në një fluturim të kompanisë irlandeze Aer Lingus, i nisur nga Dublini në drejtim të Romës. Pas marrjes së një kërcënimi të dyshuar me bombë, avioni ndryshoi kurs dhe u ul në mënyrë të sigurt në Évreux të Francës, nën shoqërimin e avionëve ushtarakë francezë. Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, bëri të ditur se në bord ndodheshin 151 pasagjerë dhe gjashtë pjesëtarë të ekuipazhit, të cilët u evakuuan pa rrezik. Në aeroport ndërhynë edhe ekipet e...
Burimi:
javanews.al