Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

Qeveria ka miratuar rregulla të reja për resortet turistike, duke përcaktuar se të paktën 60% e sipërfaqes së ndërtimit duhet t’i dedikohet turizmit, ndërsa pjesa për banim nuk mund të kalojë 40%. Projektet e reja do të duhet të pajisen edhe me certifikatë paraprake kategorizimi përpara marrjes së lejes së ndërtimit. Vendimi krijon kategorinë “resort miks”, ku hotelet dhe strukturat turistike mund të kombinohen me apartamente e vila për banim. Zhvilluesit do të duhet të përcaktojnë qartë ndarjen e hapësirave që në fazën e projektimit. Apartamentet dhe vilat e destinuara për turizëm do të administrohen si pjesë e resortit, ndërsa ato të projektuara për banim nuk mund të përdoren automatikisht për akomodim turistik. Rregullat e reja nuk cenojnë certifikatat e lëshuara më parë. V E...