No Image Available

Qeveria ndryshon ligjin për tubimet, kompetenca të reja për Policinë ndaj protestave

Sipas tekstit të aktit të publikuar më 28 tetor, drejtuesi i policisë vendore, me miratimin e prefektit, mund të ndalojë ose kufizojë tubimet pranë institucioneve arsimore, shëndetësore apo shtetërore deri në 72 orë. Kushti është një rrezik real, serioz dhe i afërt, i mbështetur në fakte konkrete, për dhunë ose dëmtim të rëndë të pronës. Vendimi duhet të tregojë perimetrin, arsyet dhe kohëzgjatjen, të publikohet dhe mund të rinovohet vetëm një herë. Pikërisht këtu lind dilema. Prefekti është përfaqësues i Këshillit të Ministrave në qark. Pra, miratimi i parë jepet brenda strukturave të ekzekutivit. Ligji parashikon ankim në gjykatën administrative dhe vendim gjyqësor brenda 48 orëve. Por ankimi nuk e pezullon automatikisht kufizimin, përveç kur gjykata vendos ndryshe. Çfarë ndodh me një protestë që duhet...