Qeveria kundërshtoi projektin e parë në Zvërnec: Ndërtime deri në 8 kate në zonën e mbrojtur
Qeveria ka kundërshtuar projektin e parë të propozuar për zhvillimin turistik të Zvërnecit. Dokumentet e publikuara në “Pasqyrën e Flamingove” tregojnë se aty ishin parashikuar të ndërtoheshin hotele, rezidenca dhe ndërtime deri në 8 kate në një territor që rezulton i mbrojtur. Dhe pikërisht statusi i zonës dhe rreziku për mjedisin ishin arsyet që çuan qeverinë ta kundërshtonte këtë variant. Ndërkaq, dokumentet e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura tregojnë se sipërfaqja e projektit të parë ndodhej brenda Peizazhit të Mbrojtur “Pishë Poro–Nartë” dhe prekte dy monumente natyrore, Lagunën Limopuo dhe Kodrat Molasike të Zvërnecit. Në këtë territor ka duna, habitate të shpendëve migratorë dhe biodiversitet të rrallë. Shqetësimi i institucioneve ishte se ndërtimi mund të ndikonte në këto habitate, por edhe të sillte ndotje...
Burimi:
javanews.al