Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët
Këshilli i Ministrave ka miratuar dhe dërgon për shqyrtim e miratim në Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e Marrëveshjes Evropiane për Heqjen e Vizave për Refugjatët”, e lidhur në Strasburg më 20 prill 1959 (ETS 31). Vendimi i qeverisë është marrë me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, mbështetur në nenet 81 (pika 1) dhe 100 të Kushtetutës, si dhe në nenin 17 të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Dokumenti i propozuar nga Ekzekutivi i kalon tashmë për trajtim dhe votim Kuvendit, në mbështetje të neneve 78, 83 dhe 121 (pika 1) të Kushtetutës. Sipas përmbajtjes së projektligjit neni 1 parashikon ratifikimin e plotë të Marrëveshjes Evropiane (ETS 31) bashkë me tekstin shoqërues dhe neni 2 përcakton se...
Burimi:
javanews.al