Qeveria australiane thyen heshtjen për “ëndrrën” e anëtarësimit të asociuar në BE

Qeveria australiane thyen heshtjen për “ëndrrën” e anëtarësimit të asociuar në BE

Qeveria australiane i është përgjigjur sugjerimit të presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, se edhe Australia dhe Zelanda e Re mund të ftohen të bëhen “anëtare të asociuara” të Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i qeverisë australiane në një deklaratë për Euronews theksoi se marrëdhënia e vendit me BE-në “nuk ka qenë kurrë më e fortë apo më të rëndësishme”, por tha se Canberra po përqendrohet te përfundimi i marrëveshjes tregtare BE-Australi. “Kjo marrëveshje që vjen një herë në brez u jep fermerëve, eksportuesve, prodhuesve dhe bizneseve tona akses në 27 vendet e BE-së dhe te 450 milionë konsumatorë”, tha zëdhënësi. “Australia është një vend tregtar dhe, në një kohë pasigurie globale, thellimi i partneriteteve tona tregtare ka kuptim ekonomik”, shtoi ai. Ky qëndrim vjen pas lajmit...