“Qeshim me Mbapenë”, Kurtua tregon prapaskenat: I këndojmë këngën e diktatorit

“Qeshim me Mbapenë”, Kurtua tregon prapaskenat: I këndojmë këngën e diktatorit

Kilian Mbape është bërë viral në rrjetet sociale. Lajmet që kanë qarkulluar për të në media kanë bërë që sportdashësit t’i vendosin epitetin “diktatori”. Memet për të kanë qenë të shumta, sa që nuk mund të anashkaloheshin në dhomën e zhveshjes së Real Madridit. Në një intervistë për “DAZN” -in, Tibu Kurtua ka zbuluar se lojtarët e Realit qeshin shpesh me këto “meme”. Madje ai shton se herë pas here i këndojnë Mbapesë edhe këngën e diktatorit. “Kilian Mbape, një diktator? Në dhomën e zhveshjes qeshim vazhdimisht me këtë! Madje ia këndojmë edhe këngën… Besoj se edhe atij i duket për të qeshur”, ka thënë Tibu Kurtuaja./Sport Ekspres/