Qerimaj vijon me akuzat ndaj Federatës dhe kërkon ndihmën e shtetit: Pa trajner nuk shkoj në Botëror!
Shtangisti shkodran Erkand Qerimaj vijon betejën me Federatën Shqiptare të Peshëngritjes e më konkretisht me presidentin Elez Gjoza. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka konfirmuar se mund të mos shkojë në botëror për shkak se Federata nuk i lejon të marrë trajnerin e tij. “Me keqardhje, ndihem i detyruar të tërhiqem nga Kampionati Botëror, garë kualifikuese për Lojërat Olimpike, pasi drejtuesi i Federatës ka vendosur që të garoj pa asnjë trajner në krah”, thotë Qerimaj, që liston më pas edhe kërkesat që ka, drejtuar shtetit shqiptar. – I kërkoj Ministrisë përgjegjëse për Sportin dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar të ndërhyjnë URGJENTISHT, të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të zgjidhin këtë situatë. Nuk mjaftojnë heshtja apo deklaratat formale; kërkohen veprime konkrete dhe llogaridhënie...
Burimi:
telesport.al