No Image Available

“Qëllova në ajër për qejf”, dëshmia pas të shtënave me armë në Ndroq

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me të shtënat me armë që tronditën mbrëmjen e djeshme zonën e Ndroqit. Sipas të dhënave paraprake, në ngjarje dyshohet se janë përfshirë familjarë të Sinan Idrizit, një emër i njohur më herët për policinë dhe mediat. Në lidhje me ngjarjen, mësohet se janë shoqëruar në polici Sinan Idrizi, Ramiz Idrizi, Serxho Idrizi dhe Dashamir Idrizi. Sipas burimeve, në momentin që policia është afruar pranë banesës së Sinan Idrizit, të dyshuarit raportohet se kanë hedhur armët e zjarrit. Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur një armë, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar nëse në ngjarje janë përdorur edhe armë të tjera. Nga të dhënat paraprake dyshohet se tre vëllezër dhe djali i njërit prej tyre ndodheshin së bashku...