“Qëllim, përmbushja e standardeve dhe parandalimi”- Rama: Fund kontrolleve të befasishme e kurtheve ndaj bizneseve! Inspektorët do të pajisen me kamera inteligjente
Inspektorët e Inspektoratit të Përgjithshëm do të pajisen me kamera inteligjente, të vendosura në trup dhe të lidhura drejtpërdrejt me qendrën, ndërsa të gjitha veprimet gjatë inspektimeve do të regjistrohen në kohë reale. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së organizuar nga Inspektorati i Përgjithshëm, ku u prezantua qasjen e re ndaj kontrolleve në biznese. “Të gjithë inspektorët e Inspektoratit të Përgjithshëm, së shpejti do të vishen me uniformë civile, me kostum, kravatë. Të gjithë do të kenë kamerën inteligjente të vendosur si stemë në trup që do të jetë e lidhur me qendrën dhe të gjitha veprimet do të jenë të regjistruara në kohë reale dhe kështu do të mund të inspektohet nga zyra e etikës e kryeinspektorit edhe edukata....
Burimi:
javanews.al