“Qasje e re dhe sistem modern kontrolli”- Kryeinspektori Sula: Reformë në sistemin e inspektimit, prioritet parandalimi i shkeljeve dhe zbatimi i ligjit

“Qasje e re dhe sistem modern kontrolli”- Kryeinspektori Sula: Reformë në sistemin e inspektimit, prioritet parandalimi i shkeljeve dhe zbatimi i ligjit

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dash Sula, ka prezantuar drejtimet kryesore të reformës në sistemin e inspektimit, gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare mbi Investimet dhe Përmbushjen e Kërkesave Ligjore. Sula theksoi se sfidat e sotme kërkojnë një qasje të re, ku inspektimi të mos përqendrohet vetëm te kontrollet dhe masat ndëshkuese, por kryesisht te parandalimi i shkeljeve dhe respektimi i ligjit. “Sfidat e sotme kërkojnë një qasje të re ndaj mënyrës se si ushtrohet ky funksion. Një sistem modern inspektimi nuk mund të vlerësohet vetëm nga numri i kontrolleve apo masave administrative, por mbi të gjitha nga aftësia për të parandaluar shkeljet, për të reduktuar risqet dhe për të nxitur respektimin e ligjit”, u shpreh Sula. Ai nënvizoi se ky është thelbi i reformës që...