Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari

Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak në automjet, është arrestuar nga Policia e Tiranës. Policia i ka sekuestruar shtetasit, me banim në Durrës, pistoletën dhe 23 fishekë. “Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 23 fishekë. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurma”. Si rezultat i veprimeve policore, në rrugën “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit të automjetit, në çantën marsup të drejtuesit u gjet dhe...